Gjirokastër/ Nuk respektuan distancën 2 m, mbyllen 4 fasoneri! ISHSH u lë afat 24 orë për reflektim ose gjobë

Gjirokastër/ Nuk respektuan distancën 2 m, mbyllen 4 fasoneri! ISHSH u lë afat 24 orë për reflektim ose gjobë

Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Për të shmangur një skenar të ngjashëm me Krujën ku janë infektuar dhjetëra punonjëse, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur katër biznese fason të prodhimit të veshjeve. Shkak është bërë mosrespektimi i protokollit të sigurisë, që është përcaktuar për bizneset  në kohë COVID-19.

 Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se si rezultat i kontrolleve në terren, inspektorët e ISHSH kanë konstatuar se nuk është respektuar distanca prej 2 m mes punonjësve të këtyre biznese, duke u shndërruar në një rrezik serioz për përhapjen e kësaj epidemia.

Në kushtet kur asnjë nga bizneset e prodhimit të veshjeve nuk kishte marrë masa për distancim, u ndërmor vendimi për mbylljen e aktivitetin e tyre deri në plotësimin e kushteve, teksa iu është lënë një afat prej 24 orësh për përmbushjen e tyre, në të kundërtën do gjobiten.

Me mbylljen e këtyre fasoneri, kanë mbetur pa punë 500-600 punonjëse.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini