Kruja vatra më e rrezikshme e infeksionit! 46 të prekur me COVID në 2 fasoneri...2000 banorë të vetëkarantinuar

Kruja po shndërrohet në vatrën më të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Janë 46 persona të prekur nga kontakti me njëri-tjetrin nga një vatër, një biznes fason, fabrikë këpucësh në Krujë. Vetëm nga testet e kryera në 24 orët e fundit, u identifikuan 5 raste të reja në Krujë dhe 12 në Kurbin. Report Tv mëson se të gjitha rastet e reja i përkasin fabrikës së këpucëve Endi sh.p.k. Mes tyre, shumica janë gra punonjëse të fasonerisë, por ka edhe rreth të ngushtë familjarë, kontakte të tyre, kryesisht fëmijët. Në këtë fabrikë punojnë shumë zonja edhe nga fshatra të Kurbinit, të cilat shkojnë në punë me furgonë, siç janë edhe 12 rastet e fundit. Ndërkohë burime për Report Tv thonë se në tamponët e marrë ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe 17 persona të tjerë, nga fasoneria dhe kontakte të tyre.

Ndërkohë, Report Tv mëson se po në Krujë është zbuluar një tjetër vatër infeksioni, sërish në një biznes fason. Bëhet fjalë për një punëtor 20-vjeçar në këtë fasoneri, për të cilin po bëhet hetimi epidemiologjik se nga është infektuar. Fakti që ëma e tij, e cila punon në fasonerinë e parë të prekur dhe më të madhe "Endi Shpk" ka rezultuar negative pasi i është bërë tamponi, shton dyshimet se bëhet fjalë për një vatër të re infeksioni. Biznesi me rreth 300 punëtorë që kanë vijuar punën edhe gjatë periudhës së COVID-19, ndërsa sipas pronarit të fasonerisë puna është vetëpezulluar më 8 prill.

Nisur nga këto shifra, burime për Report Tv i thanë Shqiptarja.com se janë mbi 2000 banorë, familjarë, të afërm të të prekurve që janë vetëizoluar pasi dyshohet si të prekur me COVID-19. Situata përkeqësohet për shkak se në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Krujës, ka vetëm 8 epidemiologë nga 27 bluza të bardha në këtë qendër, e për pasojë e bën më të vështirë edhe gjurmimin e rasteve të reja.

Në këtë qytet janë 27 fasoneri, nga të cilat vetëm 7 janë vetëpezulluar, teksa pjesa tjetër ka vijuar punën normalisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Rritet shifra e të infektuarve në Krujë, 17 raste të reja me COVID-19

Kruja është kthyer në një nga vatrat më të rrezikshme për rastet e konfirmuara pozitive me COVID-19 dhe të infektuarit janë punonjëse gra të dy fasonerive si dhe kontakte familjare të tyre.

Sipas burimeve për Report Tv në Krujë shifra është rritur me 17 raste të reja që kanë rezultuar pozitive pas marrjes së tamponi pasditen e djeshme dhe ditën e sotme. Të 6 rastet e reja janë pjesë e një fasonerie në Krujë dhe kontakte të tyre, të cilat po rrisin numrin e të infektuarve çdo ditë e më shumë. Nga të infektuarit dy janë burrë e grua, ndërsa vetëm njëri nga të infektuarit është kontakt.

Aktualisht në Krujë numërohen 29 raste pozitive, ndërsa gjatë ditës së sotme, po sipas burimeve gjatë ditës së sotme janë marrë 21 tamponë, ku kanë dalë 11 raste pozitive.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fier: 21/04/2020 08:47

    Fshatare

    Përgjigju
  • Thonte njoni i her e i koh: 20/04/2020 23:08

    Injoranca të vret, pa dashje por të vret.

    Përgjigju
    • Injoranti: 21/04/2020 10:37

      Po ku ka me injorant se ju qe komentoni e fyeni. Jugu i shqipris ka njerzit me injorant dhe me kriminel ne bot. Flliqesira

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK