"Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në bazë të një studimi pas studimeve të autorëve të ndryshëm për këtë zonë dhe të dy studimeve të njëpasnjëshme, që u kryen pasi ndodhi kjo, arritën në përfundimin që pallati nuk përbën rrezik dhe banorët të rrinë në banesat e tyre dhe t’i kthehen jetës normale", tha Nora.
Si ndryshoi qëndrimi i ekspertëve?
U bë një studim më i hollësishëm, u panë me imtësi të gjitha studimet, u bë monitorimi dhe u arrit në këtë përfundim. Bashkia do ta monitorojë në vazhdimësi këtë zonë dhe situatën, do të punohet me projekte afatshkurtër dhe afatmesëm, do të bëhen punime inxhinierike
Shkalla e qëndrueshmërisë është ende e ulët, si mund të qëndrojnë banorët brenda?
Banorët le të qëndrojnë brenda, do kryhet një projekt afatshkurtër. 
(Raporti i rivlerësimit i Institutit të Gjeologjisë, i siguruar nga Report Tv)
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Prokuroria ka nisur një procedim penal për shpërdorim detyrë për dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër për pallatin 5-katësh në lagjen "Punëtori". Zyrtarët e paditur janë Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe Aleksandër Pesha inxhinier në zyrën e bashkisë.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









