Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës është bllokuar sërish pas debateve mes këshilltarëve të djathtë me kryebashkiaken Zamira Rami. Këshilltarët kanë kundërshtuar rendin e ditës, duke kërkuar edhe përfshirjen në këtë rend diskutimet dhe informacionin e Bashkisë mbi Klubin e Futbollit, Luftëtari.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, Roland Bejko kërkoi që kryebashkiakja Zamira Rami të bëjë transparencën e fondeve dhe të të punësuarve në Klubin Sportiv “Luftëtari”, që sipas tyre, vlera e shpenzuar është 260 milionë lekë.
Edhe këshilltari i PS-së, Dashamir Qeli braktisi mbledhjen e këshillit pasi nuk pajtohej me mospërfshirje në rend të ditës, të kërkesës së këshilltarëve për të futur në rend dite diskutimin për këtë çështje.
Sipas këshilltarëve të djathtë në Gjirokastër, nga ana e drejtuesve të Bashkisë ka pasur abuzime me fondet e akorduara për klubin e futbollit. Prej kohës ky ekip administrohet nga vëllai i deputetit të LSI Vangjel Tavo, Grigor Tavo.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO