Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tepelenës ku një 31 vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një 58 vjeçar duke i shkaktuar plagë të lehta. Shtetasi i identifikuar si Edmir Koçani u arrestua në hyrje të qytetit nga ana e policisë së Gjirokastrës pasi kishte debatuar dhe pastaj plagosur lehtë shtetasin me iniciale O.D.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë që mbante i ndaluari me vete, ndërsa materialet shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë
Tenton të vrasë me thikë një shtetas për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët
për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në hyrje të qutetit për motive të dobëta, ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.