GJIROKASTËR – Policia dhe sektori antitrafik në Gjirokastër ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 33 klandestinëve nga Siria, Sudani dhe Afganistani.

Klandestinët u kapën në shtratin e lumit Drino pranë fshatit Bulo në aksin Gjirokastër-Kakavije.

Sapo vunë re praninë e forcave të policisë, ata tentuan të fshiheshin në kallamishtet pranë shtratit të lumit.

Policia filloi të bënte krehjen dhe kontrollin e zonës, duke bërë të mundur kështu kapjen e klandestinëve.

Mes këtyre të fundit ishin edhe 3 femra. Policia ka filluar procedurat për deportimin e tyre drejt Greqisë prej dhe nga kanë ardhur.


(v.gj/shqiptarja.com)