Rreth 4 mijë banorë të këtyre njësive administrative janë në errësirë totale prej dy ditësh. Për këtë ndërprerje nuk ka pasur asnjë informacion nga ana e OSHEE-së. Burime për Report TV bëjnë me dije se shkak për mungesën e energjisë elektrike është bërë djegia e një transformatori në fshatin Kashisht.
Nuk është hera e parë që këto dy njësi administrative kanë mbetur në errësirë të plotë.
Gjithashtu edhe 2 mijë banorë të njësisë Administrative Cepo të bashkisë së Gjirokastër prej 6 orësh kanë mungesë të energjisë elektrike. Akoma nuk kanë asnjë informacion zyrtar për arsyen e shkëputjes së energjisë elektrike.