Vijojnë akuzat nga familjarët e 17-vjeçares nga Gjirokastra, të cilët denoncuan rrëmbimin e vajzës së tyre nga burri i hallës. Menjëherë pas denoncimit të familjarëve të të miturës, Policia e Gjirokastrës arrestoi 40-vjeçarin Shpëtim Muharremi.
Por pas dëshmisë së vajzës, e cila tha se kishte ikur me dëshirë nga shtëpia e prindërve, pasi kishte zgjedhur të jetonte me burrin e saj Edin, 40- vjeçari është lënë i lirë. Kjo ka irrituar familjarët e 17-vjeçares, të cilët kanë hedhur akuza mbi prokurorin e çështjes, Spartak Cocoli. Sipas familjarëve të të miturës, prokurori ju ka marrë 1 mijë euro dhe nuk ju ka zgjidhur punë.
Ata kanë pohuar sot se prokurori ju kishte premtuar se do t’iu zgjidhte problemin, pra do të arrestonte 40-vjeçarin Muharremi, por në gjyq nuk e ka kërkuar arrestimin e tij, duke lejuar lirimin.
Kjo ka ‘tërbuar’ familjarët e të resë, të cilët siç shihet në videon e siguruar nga Report Tv, hedhin akuza të forta ndaj prokurorit, para komisariatit, ku ndodheshin për të mësuar vendimin mbi 40-vjeçarin, por edhe për të dëshmuar. Ndërkohë, Report Tv mëson se policia nuk e ka marrë dëshminë e prindërve të vajzës.
Gjirokastër, prindërit e 17-vjeçares: Prokurori na mori 1 mijë euro, liroi rrëmbyesin e vajzës
Komento
Skane faj ata, po ju "media" vemje qe per klikime beni "lajm" cdo gje.
Përgjigju