GJIROKASTER-Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak duke shkarkuar këshilltarin e LSI, Bashkim Tola.
 
Shkarkimi i tij është bërë, pasi përpos detyrës si këshilltar ai ishte zgjedhur edhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Gjirokastër.
 
Duke qenë në konflikt interesi PS depozitoi kërkesën në këshillin e mandatave për ta shkarkuar pak ditë më parë dhe sot nisma është konkretizuar edhe me votat e PD.
 
Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e LSI, pasi kanë qenë kundër këtij vendimi. Këshilli i bashkisë drejtohet nga PS, ndërsa bashkia nga LSI. 

bashkim kola
Këshilltari i shkarkuar i LSI, Bashkim Tola


dy.b/shqiptarja.com