Gjirokastër, Rami e LSI shkarkon
n/kryetarin e bashkisë të PS, Muho

Gjirokastër, Rami e LSI shkarkon<br />n/kryetarin e bashkisë të PS, Muho
Zamira Rami shkarkon Ylli Muhon, nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Personelit dhe ajo Juridike në Bashkinë e Gjirokastrës.
 
Motivet e shkarkimit zyrtarisht nuk janë zbardhur, por mësohet se Rami dhe Muho, kanë qenë në një përplasje të hershme mes tyre çka u konkretizua disa minuta më parë me një shkresë e cila i është dorëzuar Muhos në dorë pa dhënë asnjë lloj shpjegimi, i është komunikuar shkarkimi nga detyra.
 
I kontaktuar nga Report TV, zoti Muho, ka pohuar shkarkimin e tij nga detyra ndërkohë që ka dashur që këtë cështje, t’i japë drejtim, në forumet e PS ku është dhe vetë anëtar i kësaj force politike.
 
Me këtë zhvillim të ri në Gjirokastër, përplasjet politike mes LSI dhe PS, po njohin një intensitet gjithmonë e në rritje cka parashikohet të jetë më e ashpër në zgjedhjet parlamentare pas 3 muajve.
 
Momentalisht PS në Bashkinë e Gjirokastrës, përfaqësohet në nivel nënkryetari vetëm nga Odise Kote, ndërsa LSI përveçse Ramin kryebashkiake, ka edhe një nënkryetar tjetër që është Aurel Lapa.
 
Detaje rreth kësaj ngjarjeje, priten të bëhen publike ditën e nesërme, pasi PS, pritet të dalë me një qëndrim unik rreth këtij vendimi arbitrar i ndërmarrë nga Zamira Rami.
 
Ylli Muho është propozuar nënkryetar Bashkie nga PS në korrik të 2015. Para këtij posti, Muho ka qenë kryetar i Komunës Antigone në periudhën 2003-2015.

letra e shkarkikimit rami muho
Letra e shkarkimit të Muhos
ylli muho
Ylli Muho

zamira rami
Zamira Rami

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)