Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami ka shkarkuar pa vendimin e asamblesë dhe bordit të ujësjëllësit, drejtorin e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Gjirokastër, Dashmir Qelin.

Vendimi është krejtesisht abuziv dhe i paligjshën, shprehen burimet nga zyra juridike e Ujësjellësit të Gjirokastrës, pasi vetëm Bordi i Ujsjellësit është organi që emëron dhe shkarkon drejtorin, e jo kryetarja e bashkisë.

Dashmir Qeli ka në krye të Ndërmarrjes së Ujësjellësit që prej 10 vitesh.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)