Pak më shume se katër vite nga rrëshqitja masive e dheut në lagjen “Kodra e Shtufit” të Gjirokastrës, problematika shfaqet sërish në këtë zonë. Reshjet e dendura të një natë më parë shkaktuan rrëshqitjen e një segmenti rrugor.

Specialisti i shërbimit gjeologjik Adem Draçi që monitoroi nga afër situatën tha se nuk ka rrezik për banesat pranë, ndërsa do të kryhet studimi për ndërhyrjet e duhura nga Bashkia e Gjirokastrës.

“Është shembur një sipërfaqe e kufizuar. Nuk ka rrezik për ndërtesat, por është i nevojshëm bllokimi i qarkullimit në këtë aks, deri në riparimin e plotë të rrugës”, tha Draçi.

Shkak mbeten ndërtimet pa kriter në një zonë të prekur nga erozioni, ndërsa banorët thanë se ndihen të frikësuar.

‘Po ndihemi shumë të frikësuar! Po nuk morën masa shumë keq jemi’.- u shpreh një qytetar.

Ndërtimet e viteve të fundit në këtë zonë problematike, ku deri në fillim