Gjirokastër/ Rresht njëri pas tjetrit 30 emigrantë kalojnë kufirin e gjelbër natën, me furgon do iknin në Shkodër! Arrestohet shoferi, ikën bashkëpunëtori

Një rast trafiku emigrantësh është goditur sot nga polici e Gjirokastrës. Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë itinerarin e 30 emigrantëve që pasi kalojnë kufirin e gjelbër hyjnë në tokën shqiptare e me furgon do të transportoheshin drejt Shkodrës. Më pas udhëtimi vijon drejt vendeve të BE-së.

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Dragotit”, policia ndaloi furgonin tip “Benz” ku ishin futur emigrantët që drejtohej nga një 32 vjeçar nga Tirana.

“Nga kontrollet në këtë automjet u konstatuan 30 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët 32-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin’ informoi sot policia e Gjirokastrës.     

Personi I arrestuar është identifikura si D.H, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.    

Operacioni i kodua "Delta 2" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Seksionin për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.   Dosja I kaloi prokurorisë së Gjirokastrës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lolita: 10/05/2024 12:57

    Ku është policia kufitare që paguhen për të ruajtur kufirin?Apo kanë marë një dorë parash dhe jua lëjnë të tjerëve ti kapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa për urdhër arrest ndaj Netanyahut, Biden: E turpshme

Kërkesa për urdhër arrest ndaj Netanyahut, Biden: E turpshme