Gjirokastër, rriten rastet e dhunës në familje, 50% më shumë se në 2017

Gjirokastër, rriten rastet e dhunës në familje, 50% më shumë se në 2017

Policia Gjirokaster

Dhuna në familje po merr përmasa alarmante në Gjirokastër. Në tetë muajt e fundit janë shënuar 58 raste të dhunës në familje të verifikuara nga ana e Policisë së Gjirokastrës si dhe organit të akuzës. Ky është një numër rekord i shënuar në Gjirokastër në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Rastet janë shënuar në periudhën janar-korrik çka shënon një rritje në masën 50% të këtij fenomeni. Pjesa më e madhe e rasteve janë nga Tepelena dhe me pas Gjirokastra ndërkohë që numrin më të paktë e shënon Përmeti me vetëm 5 raste të dhunës në familje.

Gati në 70% të rasteve kanë qenë dhunë mes bashkëshortëve dhe pjesa e ngelur dhunë e ushtruar nga fëmijët në dëm të prindërve, kryesisht të moshuarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?