Gjirokastër, rriten të sëmuret me
hipertension, vuajnë 15% e banorëve

Gjirokastër, rriten të sëmuret me<br />hipertension, vuajnë 15% e banorëve
GJIROKASTER- Rreth 15% e popullsisë në Gjirokastër vuan nga sëmundjet e zemrës. Alarmi është ngritur nga vetë mjekët e spitalit rajonal në Gjirokastër. Në bazë të një studimi të kryer vitet e fundit, mjekët thonë se numri i të prekurve është tepër alarmant, në krahasim me popullsinë e qytetit të gurtë.
 
Mjekët shprehen se kohët e fundit ka patur një tendencë në rritje jo vetëm të personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, por mosha e të prekurve është më e ulët se në vitet e shkuara.
 
Sipas mjekëve faktorët që çojnë drejt këtyre sëmundjeve janë stresi, kequshqyerja në fast food-e, përdorimi i pijeve alkoolike dhe duhanit sidomos tek moshat e reja.
 
Ai bën apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm me qëllim shmangien e faktorëve që ndikojnë drejtëpërdrejtë në shkaktimin e sëmundjeve kardiake.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot