Rreth 5 kg lëndë narkotike  e dyshuar Kanabis Sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës.
 
Në pranga ka rënë 23-vjeçari Kejvi Loloçi banues në lagjen ‘Dunavat i Parë’
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në ambjentet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kg lëndë e dyshuar narkotike Kanabis Sattiva. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

[gallery]23218[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com