Gjirokastër, sherr për muzikën
e lartë, plagoset 34-vjeçari

Gjirokastër, sherr për muzikën<br />e lartë, plagoset 34-vjeçari
GJIROKASTER - Shoferi i kryetares së Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, pronar i një lokali në Qafën e Pazarit në Gjirokastër, bëhet sebep i një plagosjeje të rëndë me pistoletë. Ai është konfliktuar me fjalë fillimisht me një 34 vjeçar pasi ky i fundit ka kërkuar me të drejtën e tij, qetësi për familjen e tij përgjatë orëve të mbrëmjes pasi lokali, krijonte ndotje akustike si pasojë e zhurmës së lartë të muzikës. Mirëpo në vend të kompromisit, shoferi i Gjykatës së Apelit, ka zgjedhur udhën më të afërt, duke u ndihmuar nga një shoku i tij, për të qëlluar me pistoletë në drejtim të ankimuesit.

Ilirijan Mantho, 34 vjeç nga Gjirokastra, ka ngelur i plagosur nga një plumb i vetëm të cilin e ka marrë në kofshën e majtë në brendësi të klubit që administrohet nga shoferi i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës Filip Bashari.

Ngjarja është shënuar në orët e drekës së të hënës në zonën historike të Gjirokastrës, aty ku pozicionohen banesa e Manthos dhe lokali që është shndërruar në shqetësim për banorët e lagjes dhe familjarëve të tij, përgjatë orëve të natës.

I shqetësuar nga prezenca e volumit të lartë të muzikës, Ilirijani ka shkuar në lokalin përbri shtëpisë së tij duke i kërkuar miqësisht të zotit të lokalit që është njëkohësisht shoferi i kryetares së Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës të tregohej i kujdesshëm, me volumin e muzikës në orët e mbrëmjes pasi familjarët e tij e kishin përcjellë si shqetësim një çështje të tillë ditët e fundit. Mirëpo në vend të mirëkuptimit, 34 vjeçari, është ndeshur me një lumë ofendimesh dhe kërcënimesh nga ana e të zotit të lokalit madje deri në eleminim fizik të tij duke shfrytëzuar edhe postin që mban në gjykatë.

Në këto kushte Mantho i ka bërë thirrje sërish Basharit, të negociojë për këtë cështje, ndërkohë që menjëherë, ka ardhur reagimi i shokut të pronarit të lokalit M.K. i cili ka nxjerë revolverin nga brezi duke shtënë në drejtim të Manthos. Sapo ka parë revolverin në duart e adoleshentit, Mantho është larguar, por plumbi e ka kapur atë atë në pjesën e gjymtyrës duke i shkaktuar plagë serioze. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar forcat e rendit të cilat kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë pronarin e lokalit, si dhe dëshmitarët e rastit, ndërkohë që autori i ngjarjes, është larguar në drejtim të paditur. I lënduari është shtruar në Spitalin e Gjirokastrës për t’u mjekuar i pa kërcënuar nga vdekja.
    
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament