Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare

Antraksi apo sëmundja e plasjes siç njihet prej blegtorëve është rishfaqur këtë muaj në një vatër të re në Qarkun e Gjirokastrës duke e çuar në 13 numrin e vatrave të riskuara për vaksinim. Në fshatin Lazarat, blegtoret kane gjetur të ngordhura 3 lopë dhe dy kuaj.

Sipas sherbimit veterinar në Gjirokastër eshte bere menjeherë groposja e kafshëve të ngordhura dhe karantinimi i bagëtive të tjera.

 

“Ka kafshë të ngordhura dhe njerëz të sëmurë në Lazarat. Është bërë groposja e kafshëve të ngordhura dhe karantinimi në atë periferi”, tha veterineri Krenar Veliu.

 

Sëmundja ka prekur tre banorë të zonës, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Sëmundja e plasjes është e rrezikshme jo vetëm për kafshët por edhe për njerëzit, kryesisht për blegtorët e kasapët që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët. Plasja prek njeriun duke depërtuar nga një dëmtim ose gërvishtje të lëkurës pas kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara ose produktet e tyre. Njerëzit mund të infektohen edhe duke konsumuar mish të bagëtive të infektuara. Për të parandaluar rastet e infektimit me sëmundjen e antraksit, Shërbimi Veterinar u bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë vetëm produkte me certifikatë shëndetësore veterinare. 

 

“Të infektuarit janë blegtorë që kanë pasur kontakt me kafshët e ngordhura. Është bërë hetimi epidemiologjik dhe është izoluar vatra në Lazarat. Por kështu i bëj thirrje popullatës që të mos konsumojnë mishin nëse nuk është i kontrolluar dhe certifikuar nga veterineri në thertoret e licensuara”, tha më tej veterineri.

 

Nën kontroll po mbahet edhe importi i gjëse së gjalle nga Greqia për shkak te murtajës që ka prekur bagetitë në shtetin fqinj.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime