GJIROKASTER- Një shtetas në Gjirokastër është arrestuar ditën e sotme, pasi jo vetëm shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, por edhe përplasi me parakolpin e makinës policin rrugor. Roland Çomo u ndalua nga polici për shkak të shkeljes së rregullave të drejtimit të mjetit, por ai ka goditur me makinë punonjës e policisë.
 
Goditja e policit dyshohet se ka qenë e qëllimshme.
 
Ndërkaq, mësohet se punonjësi i policisë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime të rënda.
 
Shtetasi Roland Çomo është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, ndërsa materialet i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)