Lokali ku një ditë më parë humbi jetën një i moshuar në Gjirokastër, rezulton të jetë një vend për ushtrimin e prostitucionit. Një ditë pas ngjarjes objekti qëndron i mbyllur, ndërsa në pranga është vënë pronarja Majlinda. Z 43 vjeçe. 

Policia zbulon se pas lokalit përpos kafesë ofroheshin edhe shërbime seksi, ndërsa pronarja ka mohuar këtë fakt. Ekspertët e kriminalistikës kanë zbuluar se pas banakut, ndodhej një dhomë gjumi e fshehtë ku jetonte pronarja e divorcuar së bashku me dy vajzat. Por sendet e gjetura në këtë ambient faktojnë për policinë ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.  Zyrtarisht vdekja e 72 vjeçarit, K.V sipas policisë u shkaktua nga infarkti kardiak, gjithsesi vazhdojnë hetimet nga prokuroria, ndërsa për pronaren Majlinda Z. 43 vjeç janë referuar në prokurori akuzat për "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

Lokali i të ndaluarës në Gjirokastër

Njoftimi i sotëm i policisë 
Specialistët e seksioni për Hetimin  e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases   M. Z.,43 vjeç, banuese në  Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull. Materialet në ngarkim të shtetases M. Z.  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër  për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

Njoftimi i djeshëm i policisë
Në datë 22.06.2020, rreth orës 11:15,  njoftohemi se në një lokal në lagjen "18 Shtatori"  Gjirokaster, është gjetur pa shenja jete  shtetasi  K. V.,  rreth 70 vjeç,. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.