Shtëpia e ish-liderit komunist Enver Hoxha në lagjen “Palorto” në Gjirokastër e cila prej 24 vitesh është kthyer në Muze Etnografik, rrezikon të shembet. Sikurse shihet edhe në foto gjendja e saj fizike në krahun jugor është drejt shkatërrimit total duke tërhequr me vete edhe banesën në të cilën lindi dhe kaloi fëmijërinë ish diktatori Hoxha.
Banorët thonë se Bashkia e cila është përgjegjësja e drejtëpërdrejtë për mirëmbajtjen e saj, prej vitesh nuk ka pasur asnjë projekt.
"Kjo gjendje ka arritur në mënyrë graduale, kur është rregulluar kuptohet që ishte e re. Me kalimin e viteve nuk është vënë dorë në të edhe ka nevojë për restaurim të përgjithshëm, çatia sidomos" - është shprehur një nga banorët e zonës

(Gjendja aktuale e shtëpisë së ish-liderit komunist Enver Hoxha në lagjen “Palorto” në Gjirokastër)
Në Muzeun Etnografik në Gjirokastër ndodhen sendet autentike të ish-udhëheqësit Hoxha dhe të familjes së tij. Ajo është një qendër mjaft e vizituar nga turistët vendas dhe nga ata të huaj dhe shkatërrimi i saj do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për qytetin e Gjirokastrës por edhe për vendin.
Në 24 vite ekzistencë të muzeut, janë bërë investime të papërfillshme, ndërkohë që në janar të vitit 1998, kësaj banese, iu vendos dy herë tritol nga persona të panjohur dhe prej asaj periudhe, askush nuk ka vënë dorë në të.

(Si ka qënë më parë) Foto të tjera
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO