Gjirokastër/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor, autori i maskuar largohet 'duar bosh', arrestohet nga policia

Gjirokastër-Një tentativë grabitje ka ndodhur ditën e sotme në një njësi këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa policia ka arrestuar autorin, një 16- vjeçar. 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘18 Shtatori’, ku 16- vjeçari me inicialet J. D, banues në Gjirokastër me maskë dhe me armë e dyshuar lodër, ka hyrë tek një exchange dhe ka tentuar që të grabisë një shumë parash në këtë njësi.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje, veshjet që ka pasur autori, 3 thika, 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.  

'Rreth orës 11:45, Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.  Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, 16-vjeçari J. D., banues në Gjirokastër', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, "Falsifikimi i monedhave" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

​Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)

​Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)