Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës ditën e sotme, pasi akuzohen për vjedhjen e disa banesave në fshatrat e Dropullit. Gjatë realizimit të operacionit të koduar “shëtitësit”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Florenc Mahmudi, 20 vjeç nga Elbasani, Fatmir Braho, 23 vjeç nga Cërriku; dhe Albion Shahu, 32 vjeç nga Kuçova.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, këta tre shtetas rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje.
Tre të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një numër të madh banesash në fshatrat Dropullit, Dhuvjan, Terihat, Jergucat e Bularat.
Gjithashtu nga burime të uniformave blu, dyshohet se të arrestuarit kanë hyrë në banesa të pabanuara, duke mos kryer vjedhje, por me qëllim krijimin e panikut tek banorët e minoritetit.
Ndërkaq, bëhet me dije se materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme procedurale, pasi mbi tre të arrestuar rëndon vepra penale e “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com