GJIROKASTER - Dy persona janë ndaluar sot nga Policia e Gjirokastrës, si autorë të dyshuar të ngjarjes së 13 prillit ku gjatë grabitjes së një banese humbi jetën i zoti i shtëpisë, një i moshuar, gjatë përleshjes që pati me ta pasi i pikasi.
Sipas policisë janë gjetur prova materiale të cilat implikojnë dy autorët e dyshuar, 25-vjeçarin Ardian Qopekaj dhe 43-vjeçarin Dashamir Kamo nga Libohova, në vrasjen e 78-vjeçarit Pandeli Magllara në Vodhinë.
Uniformat blu të Gjirokastër bëjnë të ditur se 25-vjeçari i dyshuar, ka kryer edhe një sërë vjedhjes të kishave në fshatrat e Dropullit si dhe një magazinë me vegla pune.
“Nga kontrolli në makinën dhe në banesën e Adrian Qopekaj, u gjetën një palë doreza me njolla gjaku, 12 ikona të kishave të Dropullit, 3 tropano, 3 troko, 1 saldatriçe, 1 arkë me vegla në magazinën e shtetasit S.B në Libohovë, 1 arkë me fishekë dhe një kapsollë detonatore.
Ndërsa Dashamir kamos iu gjetën një palë xhinse me njolla gjaku”, theksohet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes.
Gjatë grabitjes më 13 prill, autorët dhunuan edhe bashkëshorten e të moshuarit të ndarë nga jeta, e cila si pasojë e plagëve të marra u shtrua në spitalin e qytetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com