TIRANE, 3 Shkurt /ATSH/- Situata e pëmbytjeve në qarkun e Gjirostrës është rehabilituar, deklaroi sot  zv. ministri i Bujqësisë Jani Babi.
Në një intervistë televizive, zv. ministri Babi tha se, problemi pëmbytjeve vazhdon të qëndrojë në zonën e Novoselës, qarku Vlore dhe ne disa zona në qarkun e Fierit, në jug të vendit.
Sipas tij, rreshje të pa parashikuara kanë përfshirë të gjithë rajonin duke shkaktuar përmbytje në shumë vende përfshirë dhe vendin tonë.
Gjithësesi deklaroi ai, grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për të normalizuar situatën në çdo cep të vendit.
Sipas tij, është e rëndësishme që përmbytjet nuk janë shkaktuar nga kanalet kulluese ndërsa 13 bordet e kullimit në të gjithë Shqipërinë janë në gashmëri për rikuperimin e cdo difekti që paraqitet në këto sisteme që janë nën mbikqyrjen e ministrisë së Bujqësisë.
Në kuadër të masave tha Babi, janë dhe vënia në punë me kapacitet të plotë dhe ndërprerje e 28 hidrovorëve që shtihen nga jugu e në veri të vendit.
Sipas tij, evidentimi i shkaqeve të pëmbytjeve ështënë objekt të punës së ekspertëve dhe Shtabit të Emergjencave të cilat kostatojnë se kaosi i ndërtimeve mbetet faktor i krijimit të këtyre situatave. e,xh/ /a.g/