Gjirokastra e Berati, UNESCO: Jo
më në listën e trashëgimisë në rrezik
Komiteti i UNESCO-s ka vendosur që siti i Gjirokastrës dhe Beratit nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sesioni i 39-të i Komitetit të UNESCO-s zhvillohet në Bon, Gjermani, nga 28 Qershori – 8 Korrik, i kryesuar nga Prof. Maria Böhmer, Ministre e Gjermanisë për Çështjet e Kulturës dhe të Edukimit.
TIRANE- Komiteti i UNESCO-s ka vendosur që siti i Gjirokastrës dhe Beratit nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sesioni i 39-të i Komitetit të UNESCO-s zhvillohet në Bon, Gjermani, nga 28 Qershori – 8 Korrik, i kryesuar nga Prof. Maria Böhmer, Ministre e Gjermanisë për Çështjet e Kulturës dhe të Edukimit.
Në një konferencë për median, ministrja e Kultuërs, Mirela Kumbaro, rikujtoi se gjatë viteve 2011, 2012-2013 misionet speciale të monitorimit të UNESCO-s kanë prodhuar raporte emergjence për qendrat historike të Gjirokastrës e Beratit. Ministrja ka cituar raportin e posaçëm të vitit 2013, ku thuhet se “përmasat e ndërtimeve pa leje në këto dy qytete janë alarmante” dhe konstatoi se nuk ka asnjë plan veprimi nga shteti palë për ta ndaluar këtë dëmtim.
Pasi kujtoi ankesat për moskomunikim gjatë viteve 2011-‘13 nga ana e shtetit shqiptar me UNESCO-n, Kumbaro tha më tej se “Komiteti, pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.”
Në përgjigje të rezolutës që i kërkon qeverisë shqiptare: të miratojë e zbatojë sa më parë Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore, si dhe Rregulloren e Re të Administrimit e Menaxhimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës; të bashkërendojë Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit me Planin e Menaxhimit të qendrave historike të Gjirokastrës e Beratit, etj, Ministria e Kultuërs në Shqipëri i përgjigjet se Projektligji për Trashëgiminë Kulturore “do të paraqitet brenda korrikut në qeveri”.
Kumbaro tha se: “Qeveria shqiptare do të dorëzojë në dhjetor 2015, pranë QTB, raportin e radhës të monitorimit të siteve të Gjirokastrës e Beratit, ku parashikojmë të kemi inventarin e plotë të monumenteve në masën 100%, listën e monumenteve të restauruara deri në atë fazë, dhe planin e menaxhimit”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
18.2%
-
Opozitës
15.8%
-
Qytetarëve
66%
Vota total: 303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ e numërimit
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15