Pamjet unikale që ofron qyteti, kultura, traditat e bukura, mikpritja dhe çdo gjë tjetër, e bëjnë Gjirokastrën gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet kulturore dhe artistike kanë gjallëruar qytetin, duke ofruar dhe atmosferën e ngrohtë e festive që mbërthen mbrëmjeve vizitorët që zgjedhin qytetin e gurtë për të kaluar disa ditë nga pushimet e verës.

Turist nga Skocia, Zvicra, Holanda janë ata që më së shumti takon këto ditë në Gjirokastër, e sigurisht nuk mungojnë si gjithnjë dhe pushuesit vendas.

“Shqiptarët janë shumë mikpritës – thotë ajo goca”, thanë një çift turistësh.

“Janë shumë miqësor, ne me verte po e shijojmë qëndrimin tonë këtu”, tha djali.

“Kjo është hera e parë që e vizitojmë, kemi qenë në Dhermi, Saraqndë edhe ky është destinacioni jonë i tretë”, tha vajza.

“Jemi këtu në gjirokastër për 2 ditë, edhe është shumë këndshëm”, tha djali.

“Të gjitha qytetet i keni shumë të bukura. Kjo është hera onë e parë këtu. Nuk e prisja të ishte një qytet kaq i bukur”, tha një turist.

“Është thjeshtë shumë bukur. Është hera jonë e parë edhe me të vërtetë nuk e prisnim një qytet kaq të veçantë, me këto gurë”, tha partnerja e tij.

“Është shumë i bukur qyteti, një qytet i vjetër. Unë jam këtu me të dashurën time, edhe po shijojmë realisht atraksionet e këtij vendi. Mendoj që njerëzit janë shumë të sjellshëm këtu. Edhe ushqimi është shumë mirë”, tha djali.

Gjirokastra vijon të mbetet ndër qytetet e preferuara kryesisht nga vizitorët e huaj. Vetëm gjatë muajit qershor, qyteti, pjesë e UNESKO ka mirëpritur 25 mijë vizitore, teksa gjatë këtij viti numri i tyre i ka kaluar 100 mijë.

Operatoret turistik bëjnë të ditur se më së shumti, janë ata nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Holanda, Franca dhe Italia, ndërsa kalaja është vendi më i vizituar në qytet dhe jo vetëm.