GJIROKASTER - Gjirokastra prej shtatë vitesh pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, ngelet një prej destinacioneve më atraktive të zonës jugore. Shpeshherë turistët e ardhur nga Saranda përmes guidave të ndryshme turistike pjesë e të cilave është edhe qyteti i gurtë, kanë shprehur interes të madh për vendet që janë identifikuese për qytetin si Kalaja e Argjirosë, Muzeu i Armëve apo dhe banesat karakteristike të pozicionuara në zonën historike.
Sipas statistikave të përçuara nga Zyra e Koordinimit Turistik të Gjirokastrës, prej janarit dhe deri në fund të muajit maj, qytetin e gurtë e kanë vizituar më tepër se 3500 vizitorë të huaj, kryesisht perëndimorë.
Gjirokastra është “një qytet me pasuri të çmueshme arkitektonike – shprehen disa turistë francezë për Shqiptarja.com - Gjirokastrën e njohim përmes guidave apo dhe internetit dhe vetëm kaq, ndaj kemi mbërritur këtu, për të parë gjithçka që kemi dëgjuar”. “Si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore – thonë disa të tjerë - qyteti juaj mbetet i magjishëm dhe plot me emocione që po i përjetojmë. Ndoshta njerëzit këtu janë mësuar me këto vlera se i shohin përditë, por për ne, këto vlera janë mahnitëse”, tregojnë turistët.
Qyteti i Gjirokastrës, numëron sot rreth 40 mijë banorë pa fshatrat përreth dhe numri i vizitorëve krahasuar me një vit më parë është rritur gati 10%, vlerësojnë burimet zyrtare.
(pn/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com