GJIROKASTËR- I braktisur nga familjarët, me mbështetjen e vetme të vëllait, në një seancë me dyer të mbyllura, u la në burg Janaq Koleta, i cili dy ditë më parë vrau duke e goditur me një shkop fqinjin e tij Andrea Xhavara, 60 vjeç.
Të qëndruarit në paraburgim i kanë ndryshuar mendjen 67-vjeçarit i cili ndryshe nga pendesa para efektivëve se meritonte të kalbej në burg, këtë të premte kërkoi nga gjykatësja Blerta Çibuku masë më të lehtë sigurie për shkak edhe të gjendjes jo të mirë shëndetësore, por vendimi u dha “arrest me burg”.
67-vjeçari tha se e goditi me shkop nga këmbët fqinjin e tij në fshatin Labovë të Gjirokastrës, ku rënia në tokë e tij rezultoi fatale. Janaq Koleta tha se nuk kishte qëllim ta vriste, ndërsa sherri sipas tij nisi për humbjen e një kafshe pune , ku autori akuzonte Andrea Xhavarën për vjedhjen e pelës.
Janaq Koleta duke hyrë në gjykatë