TIRANË- Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbziotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Vendet Nordike, Europën Lindore dhe atë Juglindore duke diktuar vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë reshjet do jenë në formë rrebeshi. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet Europa Qendrore dhe ajo Perëndimore.