TIRANE - Ndërsa kohërat ndryshojnë edhe kuptimi i fjalëve ndryshon. Këtë e tregon më së miri termi martesë. Para fillimit të periudhës së kapitalizmit në Shqipëri, martesë do të thoshte të lindje fëmijë dhe të krijoje familje. Sot gjërat kanë ndryshuar. Të rinjtë shqiptarë preferojnë të vënë në zbatim planifikimin familjar, sipas të cilit kërkojnë të lindin një fëmijë e pastaj të angazhohen zyrtarisht apo ligjërisht në lidhje martese. Të dhënat e fundit të institutit të statistikave raportojnë se një pjesë e mirë e fëmijëve, sidomos pas viteve 2000 janë mbarsur para se prindërit e tyre të martoheshin, dhe konkretisht në kohën e fejesës, bashkëjetesës apo njohjes.
Në vitet '90 deri në '93 fëmijët në vitin e parë të martesës lindnin nga 19 deri në 22 për qind të rasteve. Nga vitet '95 deri ne '99, sipas INSTAT, nga 18-19 % e fëmijëve lindnin në vitin e parë të bashkëjetesës zyrtare. Në vitin 2000 rezulton se 29 % e fëmijëve të lindur në këtë kohë, janë konceptuar para martese dhe të ardhur në jetë në vitin e parë të martesës. Më 2001-2002 kemi një rënie të përqindjes së fëmijëve që lindin në vitin e parë të martesës me 17-18 % të rasteve. Ndërkohë që INSTAT raporton sërish rritje të numrit të tyre në vitin 2003. Kështu, në këtë vit regjistrohen mbi 20 për qind e lindjeve në vitin e parë të martesës. Në vitet 2006-2007, përqindja e tyre shkon nga 23 në 28 për qind. Dhe viti i fundit i pasqyruar në referencat e INSTAT, 2008, regjistrohet edhe numri më i madh i fëmijëve të lindur në vitin e parë të martesës me 32 për qind të rasteve.
Në mikrofonin e A1Report, shumë qytetarë të kryeqytetit pohuan se kjo tendencë e re nuk i shqetëson aspak. Ndonëse nuk mungoi edhe kush e quajti një gjë të tillë si anormale, qytetarë të tjerë nuk shikonin asgjë të jashtëzakonshme në këtë fakt. Njëri prej tyre rrëfeu se ka një fëmijë ndonëse ende nuk është i martuar: “jam shumë i lumtur që djali im do të marrë pjesën në dasmën tonë”, tha ai.
(dr.no/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com