Nuk ka marrëveshje Trump-Kim Jong Un

Nuk ka marrëveshje Trump-Kim Jong Un

Është mbyllur pa marrëveshje, takimi mes Presidentit Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un.

Ka qenë vetë Shtëpia e Bardhë që në një njoftim për mediat theksoi se takimet për denuklearizimin do të vazhdojnë në të ardhmen.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi mes Trump dhe Kim Jong Un u ndërpre pa ceremoninë e nënshkrimit.

Por pavarësisht kësaj, Presidenti Trump u shpreh optimist duke theksuar se nuk ka nxitim për arritjen e një marrëveshje për denuklearizimin. Nga ana tjetër tha se kishte “refuzuar kërkesën e Kim për të hequr sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

SINKRON: “E vlerësoj shumë faktin që nuk ka më teste bërthamore dhe raketore. Përsëri ju them se nuk ngutem. Nuk duam testet, ne kemi zhvilluar diçka me të vërtetë speciale për to”.

Trump dhe Kim Jong Un u takuan në qytetin Hanoi të Vietnamit, takimi i dytë mes dy liderëve, pas shumë deklaratave të forta dhe kërcënimeve virtuale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'