Afera 'Partizani'/ Rithemelimi si Berisha kundër drejtësisë, miraton Rezolutë për ta mbrojtur, paralajmëron protesta e rezistencë! Ish kryeministri 'kërcënon': Do e bëjmë gjyqin nëpër rrugë! Debatet me dyer të mbyllyura

Rithemelimi, njëjtë si drejtuesi i kësaj strukture, Sali Berisha tashmë nën hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani i shpall luftë drejtësisë, duke i quajtur akuzat për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij si politike. Përmes një rezolute të miratuar mbrëmjen e së premtes, Këshilli Kombëtar i Rithemelimit u kërkon anëtarëve të kësaj strukture të mobilizohen për protesta.

I vendosur që të mos i bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe masë më të rëndë si arresti në shtëpi ose arresti me burg, Berisha ka zgjedhur të përdorë mbështetësit e tij për të sulmuar vendimin e drejtësisë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, këtë mbrëmje, Berisha kërcënoi drejtësinë duke thënë se gjyqin do ta zhvendosë në rrugë.

“Ata më kërkojnë të shkel kushtetutën me procedurë kushtetuese, sepse në mentalitetin e Edi Ramës, Kushtetuta nuk e mbron armikun opozitar, por mbron vetëm qeveritarët dhe deputetët e qeverisë. Ndaj kur për një deputet të qeverisë, bazuar për një dosje të ardhur nga antimafia italiane, për lidhje me klanet e trafikut të drogës, apo për vjedhje me inceneratorët etj., në përputhje me kushtetutën, skapi i partisë kërkon autorizimin e parlamentit për procedimin ndaj tyre.

Kurse në rastin e armikut opozitar kushtetuta nuk ekziston, për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij ndaj dhe skapi dhe gjykata popullore e partisë vendos sanksione të cilat kushtetuta nuk i lejon ato pa marrë miratimin e parlamentit. Ju garantoj unë ju se ata që nisën procesin e shekullit, do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do të ua bëj në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, nga ai gjyq ata do të dalin të mundur siç janë”, tha Berisha.

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka zbardhur edhe diskutimet me dyer të mbyllura, ku Berisha jep direktiva për organizimin e protestave për të mbrojtur veten dhe dhëndrin. Berisha deklaroi para anëtarëve të Këshillit të Rithemelimit se protestat do të jenë jo më si më parë, por protesta të njerëzve të revoltuar dhe në parlament do të shkohet deri në grevë urie.Gjatë diskutimeve, deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj kanë propozuar që rezoluta e ngritur prej tyre sot, të çohet në të gjitha ambasadat në vend. 

Sali Berisha: Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në greve urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s'na i lejonte. Perveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do të zhvlerësojë deputetet.

Ne do e vazhdojmë betejen në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë beteje në çdo skaj të vendit. Do kemi burgosje, sakrifica por s'kemi rrugë tjetër veç betejës. Nuk behemi shumq pa nisur beteja. Kemi ndejt 2 muaj 500 vete dikur ne Bulevard. Merita juaj është të mendoni për reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi te qarte, nuk ka kthim pas deri ne realizimin e qëllimit.

Bujar Leskaj: Te shtohet (apel bashkimi) në rezolutë shoqëria civile, intelektualet, ish të pendjekurit

Te shtohet goditja ndaj Berishes si ish-Kryeminister dhe President si dhe Jamarber Malltezit si anëtare i keshillit Kombëtar që ka qene zë i forte publik duke denoncuar aferat korruptive te qeverise t’i denoncojme si goditje te sigurise juridike ne vend. Duhet ta kemi si dokument programativ dhe ta depozitojme në çdo ambasadë dhe kancelari nderkombetare.

Edi Paloka: Keshilli Kombetar duhet të jetë në pararoje të aksionit. Ne duhet të jemi në balle të takimeve. Nuk duhet të kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerëzit me këto akte.

Ndaj duhet të dalim ne, që të na mbështesin qytetaret. Siç tha Berisha ne kemi bërë protesta dhe me pak njerëz dikur. 500 veta ishim. Na burgosën, si strategji e tyre per të na trembur. Kemi qenë në situata jo të lehta, por fituam zgjedhjet. Të dalim ne të parët,  t'i japim njerëzve shpresë dhe guxim. Të takojme strukturat sipas degeve ku jemi te caktuar. Aksioni opozitar ka vijuar ne parlament dhe do vijoje.

Pas 5 ditësh refuzimi për t'u paraqitur në seancë dhe pas tentativave për ta zvarritur procesin gjyqësor të nisur ndaj tij për aferën e ish-kompleksit Partizani, gjykata e posacme la dje në fuqi masat detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit për Sali Berishën.

(Kliko këtu për të parë rezolutën e Rithemelimit)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Berisha i trembet përballjes me drejtësinë, Rithemelimi miraton rezolutën! Ish-kryeministri mobilizon simpatizantët: Gati për betejë

1698227816_saliberisha.jpeg

Ndërsa refuzon të shkojë në Gjykatë për aferën e Partizanit, Sali Berisha ka mobilizuar strukturat e Rithemelimit për të mbrojtur veten e tij dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi, i cili është në burg. Pasditen e sotme Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar të Rithemelimit me pretekstin se Edi Rama po shkel çdo të drejtë të opozitës dhe i ka thirrur anëtarët e simpatizantët në protesta të fuqishme për të mbrojtur imnteresin kombëtar, por në fakt ish-kryeministri çdo gjë po e bën për t’iu shmangur një përballje me drejtësinë. Por nëse Berisha nuk shkon të paraqitet në gjykatë dy herë siç është caktuar nga GJKKO, ai rrezikon ashpërim të masës deri në arrest shtëpie ose burg.

Berisha po bën cdo gjë për të mobilizuar partinë në mbrojtje të tij dhe u kërkon simpatizantëve që të futen në një betejë pa kthim.

“Partia Demokratike i kërkon anëtarësisë, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për sakrifica në betejë pa kthim për t’u përballur me revanshin e fortë autokratik të qeverisë, si dhe për të mbrojtur vlerat dhe arritjet e shoqërisë shqiptare në këto 32 vite pluralizëm”, thuhet në rezolutën e miratuar.

(Kliko këtu për të parë rezolutën e Rithemelimit)

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grushti: 28/10/2023 14:23

    I keni rene pikes Iris, eshte pikerisht keshtu. Dhe te mendosh ky birbo sali ka qene dhe kryeminister dhe president.O zot e mjra shqiperi sa shume te kafshuan sa shume te dogjen sa shume te vrane.sa shume te vodhen, vafsh sa me shpejt ne ferr o birbo sali

    Përgjigju
  • Linda: 28/10/2023 14:22

    Kur te dali ky palaco cirku Saliu ne protesta te veri perpara dy hipokritet dredharaket Tabakun me Bardhin bashkpuntoret e tij me te ngusht qe i ka dhe per dite te bardha dhe per dite te zeza ata qe i formulojn fjalimet per ne rruge dhe per ne parlament dhe i bejn transferat bankare pa e kuptuar askush!

    Përgjigju
  • Simoni: 28/10/2023 13:46

    Jane mbledhur te gjithe ata qe plackiten shqiperin e vodhen e shiten me ne kryje Bullar Lesken qe as vet nuk e di sa miliona euro ka grabitur me klsh..Te ngrihemi te gjithe per te mbrojtur komunistin Sali ...

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2023 03:35

    /C'na ngordhi kali,i rane thonjte,c'po vrapon RITHEMELIMI t'i heqe potkonjte/-modifikim per rastin nga poema satiritike /Epopeja e Ballit Kombetar/-Sh.Musaraj

    Përgjigju
  • Titi: 27/10/2023 23:19

    Po jene budallenj si puna jote do te vijne te ndihmojne po tani e kane marre vesh kush je prandaj merr sapun me vete kur te shkosh ne gjukate sali efendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike