GJKKO e dënoi me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila

GJKKO e dënoi me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila

Gjergj Kohila

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila. Ai u dënua me 12 vite burg pasi u përfshi në trafikun e kanabisit me grupin e Habilajve, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i takon të bëjë 8 vite burg.

Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Pas 4 vitesh në kërkim, më 15 dhjetor u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, është një nga zyrtarët e policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi një urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. 12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar