1748423941_ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi u la në qeli nga GJKKO. Meta e quan drejtësi me regji., ndërsa shkruan se akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes"

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes". Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentet e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë  pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

DOKUMENTI / Meta 11 faqe shfajësim në GJKKO dhe distancim nga Monika: U divorcova me Kryemadhin pasi iu zbuluan kartat e kreditit nga Shatku, njeri i afërt me të! Asnjë lidhje me pagesat për lobimin