GJKKO i ‘ngrin’ 26 mln € asete krimit në vetëm 22 ditë! Polic privat për të ruajtur pronat

46 automjete, 7 banesa apartamente dhe vila deri në katër kat, tre parcela në plazh Durrës si dhe një kompleks në Shijak e një karburant janë asete të cilat me vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit janë sekuestruar pas kërkesës së Operacionit “Forca e Ligjit”.

Report Tv ka siguruar listën e vendimeve për të cilat GJKKO ka marrë dhe konfirmimin e sekuestros nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të sekuestruara.

Vendimi i parë mban datën 2 mars 2020 ndërsa vendimi i fundit për të cilët tashmë pronat kanë kaluar në administrimin e shtetit i përket datës 25 mars 2020 që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.

Sipas këtij raporti rezulton se prona me vlerën më të madhe është ajo e familjes Hajri, kompleksi ‘‘Golden‘‘ dhe karburanti, ndërsa vilat e vëllezërve Hajri janë të sekuestruara por janë lënë në përdorim të familjes.

Sipas aktit normativ i cili prej 31 janarit të këtij viti është në fuqi çdo pronë e botës së krimit apo me para të pajustifikuara kalon në sekuestro dhe brenda 6 muajve poseduesi i saj do duhet të bind gjykatën me justifikimin e pasurisë.

Në rast të kundërt kjo pasuri kalon në pronësi të shtetit dhe sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ato do të përdoren për ambiente sociale përfshi shkolla, Qendra Shëndetësore, Komisariat policie.

Deri më tani asnjë pasuri nuk është vënë në përdorim paçka se kjo deklaratë e Lleshaj daton më 18 shkurt 2020.

Por sa është vlera e këtyre aseteve?

Edhe pse ende nuk ka një tabelë zyrtare për vlerën e këtyre aseteve me çmimet e tregut vetëm automjetet të cilat në shumicën e tyre janë prodhime të viteve të fundit dhe të blinduara arrijnë në 1.5 milion euro.

Ndërsa vilat, resortet dhe bizneset e vëna nën sekuestro pas vendimit të OFL-së, SPAK e miratimit të Gjykatës në Shkallë të Parë arrijnë në 25 milion euro.

Kjo pasuri e sekuestruar aktualisht ruhet nga komisariatet përkatëse në zonat ku ato ndodhen, ndërsa ReportTv ka mësuar ekskluzvisht se prej 4 maj 2020 Agjencia e Administrimit të këtyre pronave ka hapur tender për polici private për t’i ruajtur.

Ky tender parashikon një periudhë 2 vjeçare me një operator ekonomik që do të paraqitet për të dhënë ofertën.

Jo zyrtarisht burime nga policia e shtetit thanë se vetëm ruajtja e aseteve të sekuestruara përgjatë 24 orëve ka bllokuar mbi 120 efektiv në të gjithë vendin duke bërë roje me turne, dhe vënë në vështirësi trupën policore.

(Kliko ketu per te lexuar vendimin e OFL per pronat e sekuestruara)

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • amos: 08/05/2020 05:16

    Do i ruj policia private e Lul Berishes

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 07/05/2020 18:24

    O llesh kimiku po kush esht ajo poici private si ka by.. Me i rujt kto objekte prona etj

    Përgjigju
  • Tani Sanijes: 07/05/2020 13:58

    O ministri Lleshaj pse nuk strehoni ato qyqqaret e termetit aty te ai super objekti i madh po boni kot jo shkolla jo qendra. Fusni mer njerezit qe po flejne neper cadra ju vrafte Zoti dhe muaji Ramazanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë