GJKKO ka në ‘tavolinë’ kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, pritet përgjigjja! Do verifikohen telefonat, kompjuterët e dokumentet e sekuestruara

Gjykata e Posaçme ka marrë tri vendime për dosjen e Arben Ahmetajt brenda pak ditësh, pas autorizimit nga parlamenti për arrestimin dhe kontrollin e banesave. Krahas dy urdhrave të kontrollit të 7 banesave dhe të sekuestrimit të 4 apartamenteve dhe dy llogarive bankare të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, gjyqtari paraprak Erjon Bani ka në tavolinë vendimin e tretë, i cili ka të bëjë me caktimin e masave të sigurisë për Ahmetajn por edhe të personave të tjerë që sipas SPAK, janë përfshirë në korrupsion me të, bashkë me shtetasit që dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e pasurive.

Mësohet se kërkesa e SPAK ka mbërritur në zyrën e gjyqtarit së bashku me provat përkatëse por ende nuk ka informacion, për shkak të sekretit hetimor, se çfarë është vendosur nga ky i fundit. Për Ahmetajn Spak ka kërkuar arrest me burg por ndërkohe në listë mësohet se janë edhe të tjerë persona që kanë bashkëpunuar me të në kryerjen e veprimeve që përbëjnë veprat penale të korrupsionit, fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ndërkohë që kërkesat e SPAK u dërguan në gjykatë, ish zv/kryeministri dhe personat e tjerë janë larguar më shpejtësi nga Shqipëria në kohën kur kërkesa e prokurorëve shkoi në Kuvend me kërkesën për heqjen e imunitetit. Në rast te mos gjetjes brenda territorit të Shqipërisë për këta persona do të behet shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Të martën SPAK njoftoi se në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të datave 16.07.2023 dhe 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Në zbatimin e masës së sigurimit pasuror, është vendosur sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)