Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk tërhiqet nga vendimi për të ndaluar mbajtjen e telefonave celularë gjatë seancave. Ajo thotë se nuk pengohet puna e avokatëve të cilët sipas saj duhet të ndërpresin bojkotin dhe të kërkojnë rrugë ligjore për të kundërshtuar Rregulloren. Por Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maksim Haxhia, në një reagim për Report TV e ka konsideruar të turpshëm qëndrimin e Gjykatës  Ai paralajmëroi përshkallëzim të protestes , duke përfshirë edhe bojkotin e masave të sigurisë, nëse nuk ka tërheqje nga rregullorja.

"Dua të sqaroj që ne nuk na ka ardhur përgjigja zyrtare. Ajo që ju i referoheni ka të bëjë me një publikim në portale, në Instagram apo Facebook, ose në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por Dhomës, në mënyrë zyrtare nuk i është përcjellë asnjë shkresë me atë korrrektësie me të cilën i jemi drejtuar kryetarit me datë 1 ku kërkojmë rishikimin e rregullores me bonsensin dhe bashkëpunimin ndër institucional për të mirën e procesit. Ditën e henë kemi mbledhjen e Komitetit që do marrë në analizë të gjithë situatën dhe do vendosë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Aty do vendoset nëse do hiqet, do vazhdohet apo radikalizohet. Prevalon propozimi që të abandonohet edhe masat e sigurisë. Unë s’jam personalisht për një gjë të tillë se nuk duam të bëhemi shkaktarë që të futet sistemi në amulli, negjithëse nuk jemi ne, por ne jemi të hapur e të komunikuar. Po i bëj thirrje publike Këshillit të Lartë Gjyqësor të ulet me ne për të gjitha problemet” tha ai.


Lajmi kryesor:

GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)