Pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje me Tenderin e Llogarasë, zv.kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim edhe për tenderin për lotin e katërt të Unazës së Madhe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar ndaj saj dy masa sigurie, pezullim të ushtrimit detyrës dhe funksionit, si ministre e Infrastrukturës dhe zv.kryeministre, ndërsa njëherazi i ka ndaluar edhe daljen jashtë shtetit.
I ftuar në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, juristi Romeo Kara thotë se vjedhja në tenderë është një fenomen kriminal shumë i përhapur në institucionet shtetërore të vendit.
“Këtu bëhen punime për të vjedhur, bëhen investime për të vjedhur, ku ka tendera investimi kontrollojnë, ku të duan ta hapin, vë bast publik. Kam qenë audit i lartë dhe jam me njerëzit. Të shohin dhe lotet e tjera, të shohin a ka nxjerrë VKM dhe ligje në konflikt interesi duke qenë në ministri”,- tha Kara.
Juristi thotë se në raste të një korrupsioni të përmasave të mëdha, është e pamundur mos të jetë e përlyer edhe opozita.
“Të dyja palët vjedhin, kanë vjedhur. Vjedh gjithmonë ku ka korrupsion të madh, vjedh pushteti, vjedh opozita”,- tha juristi.
Ai tha se nuk ka asnjë mekaziëm ligjor që detyron kryeministrin Edi Rama ta shkarkojë Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres për masën e sigurisë, por thotë se kjo e fundit duhet të japë dorëheqjen vullnetarisht.
Nga ana ligjore, të jesh i qartë, po të dojë e shkarkon, po të dojë nuk e shkarkon, ajo është e pezulluar, nuk duhet të kryejë veprimtari juridike me kabinetin e saj, pasi janë në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Ajo duhet të japë vetë dorëheqjen se nuk ka më arsye të rrijë ajo atje”,- tha Kara.
Komente











