GjKKO refuzoi lirimin e Fredi Belerit, Kristaq Kume për Report TV: Nuk i ndërpritet mandati! Goro në detyrë derisa gjykata të japë vendim përfundimtar

Ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume bën një intepretim ligjor të situatës politike në të cilën ndodhet Himara, në kohën kur GJKKO refuzoi ti japë leje Fredi Belerit për të dalë nga burgu.

Kështu Fredi Beleri nuk do të betohet në Këshillin Bashkiak të Himarës që mblidhet nesër pasi togat e zeza vlerësuan se i zgjedhuri nuk plotëson kriteret ligjore për leje të posaçme teksa mbahet në arrest me burg për korrupsion zgjedhor.

Por çfarë do të ndodhë nesër?

Në një intervistë për emisionin ”Sot Live në Shqipëri” në Report TV Kume thotë se nesër do të konstituohet këshilli bashkiak dhe do të nisë punën por se në realizimin e kësaj detyre do të bashkëpunojë me zotin Goro që do të jetë kryetar në detyrë të bashkisë përsa kohë nuk do të jetë zgjidhur problemi i kryetarit te mandatuar të zotit Beleri. 

"Beleri ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë, por për ta ushtruar këtë mandat është e domosdoshme të bëjë betimin. Për sa kohë nuk do të bëjë betimin në detyrë do të jetë zoti Goro" tha Kume.

Ish kreu i KQZ më tej tregon se mandati i Belerit ndërpritet vetëm nëse gjykata e dënon dhe deri në atë kohë ushtrimin e detyrës do e bëjë Jorgo Goro, i cili ka qenë në këtë post deri në zgjedhjet e 14 majit.

“Përsakohë që nuk do të marrë zgjidhje problemi gjyqësor i zotit Beleri, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë zoti Goro. Nuk ka kufizime në kohë, pra nëse betimi  nuk bëhet brenda kaq kohësh ai nuk ushtron detyrën. E kam dëgjuar si argument ligjor që nëse nuk kryen betimin për disa muaj i ndërpritet mandati. Jo!  Nuk jemi në këtë rast. Në ligjin për vetëqeverisjen vendore parashikohet një situatë e tillë në ato raste kur kryetari i bashkisë është në detyrën e kryetarit, por në rastin e Belerit ai nuk e ka nisur ende detyrën ka vetëm mandatin " tha Kume pwr gazetarin Nertil Agalliu.

 Po deri kur mund të jetë në detyrë zoti Goro?

Kristaq Kume: “Zoti Goro do të vijojë të jetë në detyrë  derisa të zgjidhjet problemi i zotit Beleri. Që do të thotë nëse gjykata do ta kishte marrë parasysh kërkesën e zotit Beleri dhe ai të ishte nesër për betim dhe të fitonte të drejtën për të ushtruar detyrën e kryetarit,  pastaj  ka mundësi të bëhet të aplikohej dispozita.  Nëse pas kësaj ai nuk do të ishte në krye të detyrës ti kërkohej nga këshilli bashkiak ti ndërpritej mandati.  Në këtë rast hapej shtegu për tu riaktivizuar një mundësi e tillë për tia ndërprerë mandatin, por kështu siç është nuk bëjnë dot asgjë. Vetëm pasi të vendosë gjyqësori çfarëdo të ndodhë me zotin Beleri nisin e ndryshojnë gjërat.

 

Fredi Beleri u mandatua si fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë, me vetëm 19 vota më shumë se rivali Jorgo Goro. Dy ditë para votimeve, më 12 maj, ai u arrestua bashkë me anëtarin e shtabit të tij elektoral Alfred Kokaveshi. Ata akuzohen se i kanë dhënë 40 mijë lekë të reja një agjenti të infiltruar nga prokuroria e Vlorës, në këmbim të votave të 8 qytetarëve të Himarës. Beleri është lënë në burg nga shkalla e parë dhe Apeli i GJKKO ndërsa Kokaveshi është liruar për shkak të problemeve shëndetësore. Mosparaqitja e Belerit në detyrë për një afat 3-mujor mund të bëhet shkak për shkarkimin e tij nga detyra.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025