Gjykata e Posaçme refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana.
Ky i fundit dhe SPAK kishin arritur një marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. GJKKO urdhëroi kthimin e dosjes për hetim nga ana e SPAK.
Marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
Lidhur me procedurat për të cilat akuzohet ish-zyrtari, ka dhënë deklarime edhe ish kryebashkiaku Safet Gjici. Nga qelia e burgut ku shlyen dënimin për shpërdorim detyre pas videoskandalit seksual në zyrën e tij, Gjici tha se nuk i kujtohen detaje.
“Më date 25 Janar 2024, është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Safet Gjici, i cili deklaroi se për shkak dhe të kohës së gjatë që kishte kaluar, nuk i kujtoheshin detaje rreth ngjarjes, por edhe se një pjesë e mire të kompetencave të tij si kryetar bashkie, ai i kishte deleguar tek n/kryetarët e bashkisë. Gjithashtu, shtetasi Safet Gjici deklaroi se në muajin Prill ishte angazhuar në fushatë elektorale dhe nuk është marrë fare me punët e bashki, për shkak se dhe ligji zgjedhor nuk ia lejonte një gjë të tillë”, thuhet në dosjen e SPAK.
Kjo e fundit duhet të vijojë hetimet për të bindur gjykatën mbi fajësinë e Gjanës dhe zbardhjen e veprës penale në dy tenderat.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.3%
-
Jo
85.2%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3227
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bazuar në ngjarje të vertetë, xhirohet në Kukës filmi për hakmarrjen 'Triumf pa lavdi'! Me regji të Mentor Mataj dhe aktorët Bujar Asqeriu e Mehdi Malkaj
20 Maj, 16:29
-
Dy vëllezërit dhe kushëriri kanosin 49-vjeçarin në Kukës, i përplasin makinën dhe qëllojnë me armë zjarri! Shpallen në kërkim
20 Maj, 11:29
-
U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec, gjykata më ka shpallur të pafajshëm
20 Maj, 11:02
-
Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15.3 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 ish-zyrtarë
20 Maj, 10:15
-
Zaloshnja: Pothuaj 70% pozitiv opinioni i shqiptarëve të thjeshtë për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar
20 Maj, 08:41
-
Nga Kasandër Noga tek Gjergj Cukali, ja 50 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut
19 Maj, 22:50
-
Megaoperacioni i SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini
19 Maj, 18:59
-
SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera
19 Maj, 13:22
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Duka kundër Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’, koha e pandëshkueshmërisë ka ikur! Mbështes propozimet e Bashës për zgjedhoren
17 Maj, 19:12
-
Mero Baze: Lufta e SPAK-ut dhe lufta ndaj SPAK-ut
17 Maj, 18:48
-
Vijojnë punimet për Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin (VIDEO)
17 Maj, 16:03