TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg 7 personazhe të njohur të botës së krimit, mes tyre të “fortin e Niklës” Durim Bami, nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, si edhe ish-efektivi Altin Morina. Ata janë shpallur fajtorë për disa ngjarje kriminale të zbardhura në kuadër të dosjes “Revanshi” gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Dënimin më të lartë e mori Durim Bami. SPAK kishte kërkuar 14 vite burg, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. I forti i Niklës u shpall fajtor për tentativën për të vrarë ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, si edhe për kultivim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. GJKKO e ka shpallur të pafajshëm për akuzën që SPAK kishte ngritur ndaj tij, për tentativën për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.
Për Jozi Krajën dhe nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, të akuzuar se donin të vrisnin Durim Bamin, SPAK kishte kërkuar nga 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. GJKKO i dënoi secilin me nga 4 vite e 8 muaj burg, duke i shpallur fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Oltion Zefi u dënua me 10 vite burg, nga 13 vite e 4 muaj që kishte kërkuar SPAK me gjykim të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal.
Edson Jozwik, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 8 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 10 vite pas gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ish-polici Henerigert Mitri u dënua me 5 vite e 4 muaj burg me gjykim tw shkurtuar, nga 6 vite që kërkoi SPAK. Ai u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Ndërsa ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, nga 9 vite që kërkoi SPAK. Morina u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve, ndërsa çështja për mbajtjen e municioneve luftarake u pushua.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
-
Drejtesi leshi.
Përgjigju









Komente
Komento