Dy të rinj që kishin gjobitur një biznesmen në Fier janë dërguar në gjyq si të pandehur, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
 
Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha janë të pandehurit që në ditët në vijim do përballen me akuzat e Prokurorisë.
 
Sipas prokurorëve të dosjes dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi nën kërcënimin e armëve i kanë marrë një personi në periudha të ndryshme shumën e 31 500 euro.
 
Gjatë arrestimit iu sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar. Operacioni i koduar "DERMENAS" përfundoi me sekuestrimin në cilësinë e provës materiale 3000 euro, 1 karikator pistolete dhe aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.
 
Një prej të arrestuarve, Nezir Bullaku, 48 vjeç, banues në Dermenas, Fier rezulton i dënuar më parë për vrasje në tentativë.
 
Arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur u bë pasi kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t'i marrë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit E.R.
 
Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur shumën prej 31.500 euro këtij shtetasi.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000 eurosh, disa aparate celular të përdorur nga të dyshuarit dhe një karikator arme zjarri pistoletë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com