Gjobë nëpërmjet
Facebook, 2 të pandehu

TIRANE - Dy persona që kanë arritur të vjedhin rreth 11 milionë lekë të vjetra si dhe t’i vënë një gjobë prej 600 mijë lekë shtetasit Kejvi Elezit janë marrë të pandehur nga prokuroria dhe çështja në ngarkim të tyre i ka kaluar për shqyrtim gjykatës.

Të pandehurit quhen Xhoni Asllanaj dhe Davide Dole, të cilët nëpërmjet mesazheve në rjetin social të facebookut dhe telefonit i kërkonin një shumë financiare nxënësit të vitit të parë në shkollën "Isa Boletini" në Vorë. Veç këtij rasti kriminal gjatë hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është arritur të provohet se dy të pandehurit kanë kryer vjedhjen e banesave të shtetasve Edmond Xhanari, Florian Elezi dhe Agron Zylfo. Këtij të fundit dy autorët kanë mundur ti hyjnë në lokalin e tij prej nga kanë marrë shumën 1.5 milion lekë të vjetra si dhe disa pije alkolike.

Ndërkohë që nga banesa e shtetasit Florian Elezi dy autorët kanë mundur të marrin një kasafortë me 9.8 milion lekë të vjetra dhe më pas janë larguar nga banesa pa u arrestuar. Mirëpo ka qënë një denoncim i nxënësit të gjimnazit "Isa Boletini" që dy autorët të bien në prangat e policisë prej nga më pas janë zbuluar dhe vjedhjet e kryera.

(eq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti