Gjoba dhe dënime, pezullohet zyrtari i Superligës! Disiplina me 'dorë të hekurt'

Gjoba dhe dënime, pezullohet zyrtari i Superligës! Disiplina me 'dorë të hekurt'

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë sot me vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Dënime, gjoba dhe pezullime në të gjitha kategoritë, ndërsa bie në sy edhe pranimi i kërkesës së Arbi Laçit, që kërkon dëmshpërblim nga Dinamo.

Zyrtarët e Kukësit, Naim Halili dhe Oltion Kërnaja për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohen me dy ndeshje pezullim. Gjoba dhe paralajmërime edhe në Kategorinë e Parë.

Vendimet e plota:

  1. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i FK Kukësi, Oltion Kërnaja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i AF Elbasani, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  3. KF Vora, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KF Bylis, Kostantinos Michailidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  8. KS Besa, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  9. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Arbi Laçi. Klubi i Futbollit Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Ronald Disha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  11. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Dorian Bubeqi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  12. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Arzen Voci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  13. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë