Gjobë fiktive ndaj biznesit për duhanpirje? ISHSH në Elbasan: Pronari dhunoi inspektorët dhe më pas u arrestua, masa u vendos sipas ligjit

ELBASAN- Teksa fillimisht u raportua si një gjobë fiktive nga inspektorët e ISHSH, ndaj një biznesi në qendër të Elbasanit, detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë.

Me anë të një reagimi të bërë publik, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën me dije se pronari i lokalit, Elton Kila, që u gjobit për lejimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura është vënë në prangat e policisë për shkak se ka dhunuar kryeinspektorin Hektor Musaraj, 45 vjeç dhe më pas inspektorin Ardian Muça.

Sipas ISHSH, pasi është gjobitur me 11 nëntor me vlerë 300 000 mije leke(te reja) për duhanpirje dhe prezencë të tavllave në ambiente të mbyllura,dokumentuar edhe me foto, Elton Kila dy ditë më parë rreth orës 10:30 është paraqitur në zyrën e kryeinspektorit Musaraj dhe më pas ka dhunuar atë dhe inspektorin Muça. Si pasojë e sulmit Ardian Muça është dërguar me urgjencë në spital , ndërsa kryeinspektori ka shkuar në polici për të bërë denoncimin.

"Ne date 11.11.2019 Subjekti fizik bar- kafe eshte konstatuar ne shkelje te ligjit antiduhan nga trupa inspektuese Esida Mile dhe Ardian Muca me detyre inspektor prane Inspektoratit Shteteror Shendetesor Dega Rajonale Elbasan dhe Kryeinspektori i Qarkut ISHSH Elbasan Hektor Musaraj.

Sipas procedurave ligjore subjekti eshte gjobitur me vlere 300 000 mije leke(te reja) per duhanpirje dhe prezenc te tavllave ne ambjente te mbyllura. Inspektimi eshte kryer konform ligjit dhe shkelja eshte dokumentuar me foto.

Ne date 21.11.2019 rreth ores 10 e 30 subjekti paraqitet ne zyre te kryeinspektorit dhe me tone presioni qe ti hiqet gjoba godet fillimisht kryeinspektorin dhe me pas inspektorin dhe largohet nga zyra.Inspektori A.M dergohet ne urgjenc ku merr ndihmen e pare dhe Kryeinspektori paraqitet prane Policise Vendore Elbasan per te denoncuar rastin.Policia ka arrestuar ne flagranc shtetasin Elton Kila me akuzen goditje per shkak te detyres."

Ndërkohë tre punonjësit e Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Hektor Musaraj, Ardian Muça  dhe Esida Mile janë vënë nën hetim në gjendje të lirë deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Kohët e fundit në Elbasan kanë nisur kontrolle të shpeshta për përdorimin e duhanit në ambiente të mbyllura. Deri në muajin  nëntor janë vendosur 70 gjoba ndaj subjekteve.

Po kush është Elton Kila?

37-vjeçari nuk shtë një emër i pa njohur për policinë. Ai u arrestua më 18 tetor një vit më parë e në Elbasan. Kila është ndaluar pasi për të ka patur një urdhër arresti ndërkombëtar. Shteti italian e akuzonte Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Ai më pas u la i lirë nga Gjykata e Elbasanit. Rreth dy muaj pas arrestimit të tij, prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasurinë e Kilës, që arrinte shumën e 71 milionë lekëve. Por sipas organit të akuzës, vlera e pasurive në treg është disa herë më e madhe.

37 vjeçari shfaqet në profilin e tij në Instagram si një person që bënte jetë luksoze duke postuar foto me makina të shtrenjta lamborxhini apo me jahte luksoze. Ndërkohë më 23 tetor të një viti më parë  një zjarr i rënë gjatë natës në servisin e Elton Kilës, në lagjen "Skënderbej" në qytetin e Elbasanit dogji 10 makina luksoze, mes tyre edhe një Ferrari dhe një jaht. 

1574505471_1574505316biznesi.jpg

Biznesi ndaj të cilit iu vu gjoba fiktive

Autorizimi ISHSH për inspektimin

(Kliko këtu për të lexuar proçesverbalin e inspektimit)

Tavullat me duhan

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bestrove: 23/11/2019 19:34

    Kokdhjema tjeter, vlonjatë dhe elbasanas nje surrat kanë

    Përgjigju
    • Mili: 23/11/2019 22:31

      Hahahahahaha fiks, po shyqyr thuaj qe nuk ishine turiste si kokdhjeri vlonjat

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja