Gjoba për xhamat e zinj, Balluku: Shumë shpejt zgjidhje efikase sipas standardeve

Drejtuesit e makinave të cilat kanë xhamat e pasëm të errët mund të kenë një 'shpëtim' nga gjobat. Pak ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se xhami i pasëm mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%.

Ndërkohë në lidhje me ankesat për gjobitjen për shkak të xhamave të zinj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se problemi i ngritur nga qytetarët do të gjejë zgjidhje efikase shumë shpejtë.

Në këtë interpelancë u theksua se institucionet përkatëse po bashkërendojnë punën për t’i ofruar qytetarëve një standard të qëndrueshëm që i shërben përmirësimit të jetës dhe sigurisë. Ministrja deklaroj se publiku do të njoftohet nga sot e tutje, se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë shterruese. Sipas Ballukut xhamat e zinj do të lejohen nëse janë në konform me rregullat ne të licensuar nga një servis i autorizuar.

 “Kjo është një histori e vjetër që ndodh me drejtuesit e mjeteve dhe rregulloret që vijnë sipas standardeve të BE-së. Kemi një precedent pasi jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera e kanë shfaqur këtë problem të xhamave të errët në automjete, për arsye të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër krimit të organizuar”, – tha Balluku.

Ministrja solli shembullin e Portugalisë që hasi problematikë kur vendosi për të mos lejuar xhamat të cilat kishin tejdukshmëri të reduktuar dhe me ligj në Portugali u vendos që shikueshmëria e xhamave duhet të ishte 100% .

“Sigurisht që grupe interesi dhe qytetarësh e ankimuan këtë vendim dhe u hap një çështje mes Komisionit Europian kundër Portugalisë dhe gjykata europiane e konsideroj shkelje të traktatit të funksionit të BE-së, dekretin e vitit 2003 që kishte miratuar Portugalia”- tha Balluku, ndërsa theksoi se, kjo është një çështje e njohur botërisht dhe ne nisur nga ankesat tuaja, e kemi studiuar për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Ministrja deklaroj se publiku do të njoftohet nga sot e tutje, se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë shterruese.

Fillimisht tha ajo, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit  dhe Ministrinë e Brendshme për të gjetur mënyrën sesi do të vendosim zgjidhjen e kësaj çështje me qëllim që të mos i kthehemi më kësaj çështje dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrin drejtuesit e automjeteve për këtë çështje.

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja tha se, institucioni që ai drejton është në fazën përfundimtare të krijimit të akredit më të mirë për regjistrimin e automjeteve në regjistrin kombëtar të automjeteve, që ofron një akses të madh informativ për automjetin dhe individin, që sipas tij, shumë shpejtë do të sjellë shërbimin e identifikimit të mjetit për çdo të dhënë, vetëm nëpërmjet targës, pa qenë nevoja të ndalohet mjeti dhe të kontrollohet.

Në këtë kontekst, vijoi ai, edhe detaji i xhamave të mjetit do të jetë i raportuar në këtë regjistër.

“Shumë shpejtë në shërbimet online të drejtorisë që unë drejtoj, do të jepen udhëzimet përkatëse se si qytetarët dhe serviset do të bëjnë zëvendësimin e xhamave të mjeteve duke e unifikuar këtë element sipas standardeve më të mira. Janë 400 mijë mjete që do të donin të kishin përfitim nga një benefit i tillë. Duam të disiplinojmë këtë proces sipas standardeve” – tha Gonxhe.

Ditë e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se xhami i pasëm i automjeteve mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%. Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen. DPSHTRR bën të ditur se do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim për këtë proces.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gëzim: 01/10/2019 17:07

    Kur do miratohet ligji për xhamat e zinj?

    Përgjigju
  • Alti: 12/09/2019 13:47

    Ne te gjithe shtetet e eu mund te veshesh xhamat e zinj dhe ste thot njeri gje ,vetem xhamat e para nuk lejohen,bravo shyqyr qe u kujtun qe te bejn si eu.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 12/09/2019 12:05

    Po shoferet e shkret qe po marrin gjoba cdo dit apo tet presin ty si e ke mendjen kto dit haahahahh lat nam dhe nga xhamat e zinj doni te kapni lek skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë