Gjobat deri në 3000 euro në Lombardi nëse shkelet shtetrrethimi gjatë natës

Gjobat deri në 3000 euro në Lombardi nëse shkelet shtetrrethimi gjatë natës

Foto ilustruese

Gjoba deri në 3000 euro për të gjithë personat të cilët  shkelin rregullat e largimit nga shtëpia pa pasur një arsye të rëndësishme në rajonin e Lombardisë, masa të cilat hynë në fuqi nisur nga dita e nesërme. Masat e reja përcaktojnë mungesën e lëvizjes nga ora 23:00 deri në 5 mëngjesit . 

Shtetrrethimi në të gjithë Lombardinë fillon të enjten e 22 tetorit  deri në 13 Nëntor, nga ora 11:00 e natës deri në 5 të mëngjesit tjetër mund të lëvizni vetëm nëse e keni të domosdoshme për arsye pune, për shkelësit do të ketë gjoba 400 në 3 mijë euro.

Urdhri, i vlefshëm deri më 13 nëntor 2020, u nënshkrua nga guvernatori Attilio Fontana dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza .

Do të kërkohet një vetë-certifikim dhe sanksionet janë ato të parashikuara nga dekreti i 25 marsit të mbi urgjencën e Coronavirus.

Vendimi për shtetrrethimin u mor pasi  ditët e fundit u shënua një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja me Covid-19.

Masa të tjera, të tilla si kufizimi i orarit për dyqanet e shitjeve me pakicë, të mesme dhe të mëdha jo-ushqimore, po ashtu edhe aktiviteteve argëtuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të