Vendimi është marrë nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas hetimeve administrative të kryera në disa kompani të këtij sektori gjatë periudhës prill-maj të këtij viti.
Njoftimi i Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Në zbatim të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ka kryer një sërë verifikimesh të subjekteve tregtare me objekt veprimtarie në sektorin “Call Center”. Këto subjekte, që në kuptim të ligjit të sipërpërmendur janë kontrollues, kanë detyrimin ligjor për të njoftuar Zyrën e Komisionerit në lidhje me të dhënat personale që përpunojnë.
Zyra e Komisionerit ka identifikuar 278 subjekte që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët, ndër të tjera, kanë të deklaruar në objektin e veprimtarisë së tyre dhe aktivitet në fushën e “Call Center”.
Gjatë periudhës mars-prill 2015, Zyra e Komisionerit ka realizuar hetime administrative në disa kompani të këtij sektori, që janë kontrollues të dhënash personale. Në përfundim të procedurave përkatëse, është verifikuar shkelja e detyrimit ligjor për të njoftuar Zyrën e Komisionerit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Kjo iniciativë e ndërrmarë është rezultat edhe i ankesave të subjekteve të të dhënave të depozituara pranë institucionit tonë. Në përfundim, Zyra e Komisionerit ka dalë me vendim me sanksion administrativ-gjobë për 17 subjekte tregtare, të cilët iu nënshtruan procedurës së hetimit administrativ.
Këto hetime administrative të Zyrës së Komisionerit janë realizuar edhe në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit me Autoritetin homolog në Republikën e Italisë, dokument i nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti.
Ja lista e Call Center-ave:
Synergica
Future Generation
Live Contact
TeleContact
MCB
ICONTACT
Green Call
Facile.it dega Tiranë-Shqipëri
Alba Contact
Pura Center
ExtraCall
Morix Solutions
Accueil Albania
Net Contact Group
Telknet
Age Call
Key Kontact
Listën e vendimeve të Zyrës së Komisionerit e gjeni në linkun e mëposhtëm (Vendimi nr.8 e në vazhdim):
http://idp.al/index.php/sq/hetimi-administrativ-mbrojtja-personale-te-dhena/183-mbrojtja-e-te-dhenave-personale/hetimi-administrativ/vendime-inspektimi/308-vendime-2015
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)