Gjobë se nuk shlyen detyrimet, pronari i lokalit tek 21 Dhjetori dhe dy të tjerë dhunojnë inspektorët tatimorë

Gjobë se nuk shlyen detyrimet, pronari i lokalit tek 21 Dhjetori dhe dy të tjerë dhunojnë inspektorët tatimorë

TIRANË- Një sherr mes inspektorëve dhe pronarit të një lokali në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet është përshkallëzuar në konfrontim fizik. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar tensionet mes palëve.

Mësohet se lokali kishte marrë një gjobë para një muaji dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga inspektorët tatimorë por pronari i tij ka zgjedhur të hapë lokalin pa shlyer ende gjobat.

Ai bashkë me djalin e tij dhe një tjetër person kanë dhunuar inspektorët tatimorë. Debati ka nisur fillimisht me njërit prej inspektorëve tatimorë dhe djalit të pronarit të lokalit. Më pas është përfshirë edhe ky i fundit i cili ka kapur një karrige të lokalit duke iu drejtuar inspektorëve.

Patrulla e policisë e cila është gjetur pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ka ndërhyrë duke bërë të mundur shoqërimin e tre personave.

Prej disa ditësh inspektorët tatimorë kanë nisur vendosjen e masave strikte për pronarët e bizneseve që nuk shlyejnë detyrimet tatimore në kuadër të aksionit anti-informalitet. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar rastet konkrete që janë prekur nga ky aksion të lokaleve dhe hoteleve luksoze në mbarë vendin duke paralajmëruar se për shkelje të tilla do të ketë, zero tolerancë.

Kodi i ri penal parashikon dënim me burg për dhunesit e personave në krye të detyrës, dënime të cilat variojnë deri në 2 vjet për funksionarët e thjeshtë, 3 vjet kanosja e të zgjedhurve, 4 vjet kanosja e policëve,  3 vjet kanosja e personelit shëndetësor.

Raportuan gazetaret e Shqiptarja.com dhe Report tv, Greta Malaj dhe Xhensila Kodra

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 22/07/2019 20:07

    Prandaj duan maskarain Berisha qe i lejoj te punojne pa taksa pa tatime,prandaj e la shtetin ne nje rrum palle,qe zore te vije ne binare ky shtet,kaq dem i ka bo ketij populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen